Mbrojtësi shqiptar i përfaqësueses gjermane, Shkodran Mustafi, mund të luajë sezonin e ri në një prej skuadrave më të mira në botë, Realin ose Barcelonën.

Ka qenë vetë babai i lojtarit me origjinë nga Gostivari, Kujtim Mustafi, ai që e ka bërë të ditur lajmin. Në një intervistë për “Express”, babai i kampionit të botës pohoi se të dy ekipet kanë shfaqur interes për 23-vjeçarin.

“Po, ka pasur kontakte. Ata kanë kontaktuar klubin dhe kjo mbetet mes tyre. Kaq mund të them”, u shpreh i entuziazmuar Kujtimi. Edhe nëse nuk blihet nga Reali ose Barceloana, Mustafi do të largohet nga Valencia gjatë kësaj merkatoje.
(ed.me/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: