Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur sot rreth mundësisë që vendi të shkojë në zgjedhje në muajt në vijim.

Ai në një deklaratë të shkurtët para mediave tha se ata gjithmonë janë gati për zgjedhje, mirëpo siç tha ai opozita duhet të bëhet gati.

“Opozita duhet të bëhet gati, ne jemi gjithmonë gati, përndryshe nëse ata janë rehat shkon mandati deri në fund… Për mua ka qenë e rëndësishme të diskutohet agjenda legjislative sepse kemi shumë marrëveshje ndërkombëtare të ngujuara”, tha ndër të tjera Kurti.

Ditëve të fundit kryeministri ka intensifikuar takimet me liderët partiakë për të biseduar rreth agjendës legjislative.

Ata po ashtu kanë biseduar rreth mbajtjes së zgjedhjeve në vend.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: