Manovra nga ana e Gjykatës Kushtetuese në seancën për konfiskimin e ndërtimeve me VKM, e cila u shty për një ditë tjetër. Shumica e anëtarëve të Kushtueses, i kërkuan deputetëve të PD-së, që të paraqesin një autorizim se pranojnë të përfaqësohen nga avokati Marash Logu, gjatë shqyrtimit të kërkesës së tyre.

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj u shpreh se në mungesë të këtij autorizimi, zhvillimi normal i seancës mund të bëhet edhe me prezencën e të gjithë deputetëve firmëtarë.

Kërkesa e Kushtetueses duket si një manovër për të zgjatur më shumë marrjen e një vendimi për shkak se nëse do të konsiderohej një çështje shumë e rëndësishme prezenca e 28 deputetëve, ose firmosja e autorizimit prej tyre mund të ishte kërkuar që në seancën paraardhëse. Siç deklaroi dhe sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, përfaqësuesja e Këshillit të Ministrave, Elida Kokona nuk kishte një autorizim nga qeveria, por vetëm nga kryeministri Edi Rama. Ndërkohë që vendimi që atakohet në gjykatë është ai i qeverisë dhe jo i kryeministrit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb