Deputeti i PD Ervin Salianji, ka reaguar për “Panorama TV” për konfiskimin e paligjshëm ndaj dy godinave të “Prestige Resort” një ditë më parë. Ai u shpreh se u shpreh se Rama sfidoi hapur DASH duke vepruar si një “skifter” në një godinë private.

“Duket qe ishte një hakmarrje ndaj medias siç ka kohë që mbahet nën presin për shkak të zërit që i jep grupi juaj mediatik qytetarëve

Mësymja ishte një ditë pas raportit të DASH. Tregon një sfidë të kryeministrit ndaj DASH. Është një thirrje për qytetarët shqiptare dhe për qytetarët shqiptarë për të reaguar. Jemi në një tribunë ku qeveria bën çfarë të bëjë. Rasti i “Prestige” përmendej si një rastet më shqetësues. Në vend që të kemi reagim dhe të shkojmë drejt përmirësimit, kryeministri ndërhyn si skifter si ata çunat që ka futur në parlament. Ky është një akt tronditës ndaj shoqërisë.

Kur guxon dhe bën këto akte ndaj një prej mediave më të fuqishme në vend, qytetarët shohin dunën e qeverisë, gjobat e padrejta që vendose. Çdo punonjës administrate është një ram i vogël si ato kukullat ruse. Është detyrë e të gjithë shoqërisë, është detyrë e medias, dhe organizatave ndërkombëtare. Na takon ne si opozitë dhe medias për të qenë e bashkuar dhe solidare në këtë situatë”, deklaroi Salianji.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb