Detaje të reja janë zbardhur nga konflikti me armë zjarri në qytetin e Laçit. Sipas gazetarit të News24, Elidon Ndreka, deri më tani janë 5 të plagosur ku një prej tyre,  është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe po i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale.

Mes të plagosurve është dhe një e moshuar, shitëse ambulante që tregtonte qirinj, e cila ka marrë plagë të lehta jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie të cilët po zbardhin shkaqet e këtij konflikti.

(BalkanWeb)

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb