TIRANE- Një nënë ka pësuar gjendje të fikëti në “Shihemi në gjyq” në emisionin televiziv “E diela Shqiptare”. Në një përballje me djalin e saj Elton, nena Feride pëson tronditje dhe shembet në skenë. Televizioni menjëherë futi publicitet dhe ndërpreu emisionin.

Sherri mes nënës dhe djalit ishte për një çështje prone. Konflikti mbi lekët nga prona që u ble ishte pjesë e zjarrtë i debatit mes nenës dhe djalit që nuk flisnin prej 4 vitesh. Në seancë djali mohoi se nëna e ka rritur me 100 mundime, u shpreh se nëna ka pire ilaçe kot me kot gjatë gjithë jetës, dhe se atë familja e ka përdorur si “yzmeqar”.

Nëna Feride mohoi çdo fjalë të djalit duke thënë se ka bërë operacione në gjoks dhe kurriz, plot 11 të tilla dhe se djalin që e ka rritur me mundime e ka dashur njësoj si dy djemtë e tjerë nga martesa e dytë.

Por Eltoni u shpreh se nëna e ka përdorur vetëm për t’i marrë para, ndërsa Ferideja bërtiste se, ajo ka punuar duke pastruar banjot e grekëve në shtetin fqinj për t’i dhënë bukën e gojës.

Ka qenë momenti kur ajo thote se i ka dhene te birit 10 euro paradhenie per token dhe pyet nëse ka të drejtë dhe ai shprehet ‘Jo, nuk kam marre kokerr leku’.

Nena sulet dhe i bertet te birit me ulerima dhe duart ne koke por me pas rrëzohet në tokë pa ndjenja dhe emisioni rifillon pas publicitetit.

Nëna Feride shprehet se pranon se mund të ketë bërë gabim ne blerjen e pronës, por nuk pranon dot faktin se djali gënjen në çdo fjale që thotë ndaj saj. Zonja Eni që kryesonte seancën e pajtimit, seancë që vetëm e tillë nuk rezultoi, u shpreh se dhe Eltoni u largua në gjendje të rëndë psikologjike nga spektakli.

(d.b/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: