ELBASAN

Një konflikt me sende të forta ka ndodhur në Elbasan. Policia bën me dije se një 53-vjeçar ka goditur me sende të forta një 57-vjeçar.

Ky i fundit është rrëzuar dhe dëmtuar tek një tavolinë lokali.

Nga ana tjetër autori është larguar dhe Policia po punon për kapjen e tij.

 

NJOFTIMI NGA POLICIA

Elbasan

Më datë 02.10.2021, rreth orës 18:35, në fshatin Labinot Fushë, Elbasan,  në ambientet e një lokali, pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi E.Ll., 53 vjeç,  ka goditur me sende të forta shtetasin G.K., rreth 57 vjeç,  banues në Elbasan, i cili është rrëzuar dhe është dëmtuar tek një tavolinë e lokalit. 57 vjeçari  ndodhet në spital  nën kujdesin e mjekëve.

Vijon puna për kapjen e autorit, pasi është larguar menjëherë pas konfliktit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb