Një konflikt mes dy familjeve është regjistruar në fshatin Dedaj të Pukës, ku për pasojë dy persona kanë mbetur të plagosur. Të plagosurit janë paraqitur në Spitalin e Pukës për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa ende nuk dihen detaje mbi gjendjen e tyre shëndetësore.
Pas marrjes së njoftimit, forca të shumta policie janë nisur drejt vendit të ngjarjes për të zbardhur rrethanat e konfliktit.
Mësohet se është shoqëruar në komisariat shtetasi Fatjon Shkreli, ndërsa grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes. Sipas informacioneve paraprake, konflikti mes familjeve Shkreli dhe Istrefi dyshohet se ka qenë i mbartur prej vitesh dhe lidhet me motive pronësie.
