Një person është goditur me mjet prerës gjatë një konflikti për motive të dobëta në fshatin Llakatund.
Shtetasi E. M., 24 vjeç ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Autori i ngjarjes dyshohet të jetë shtetasi G. Rr., 25 vjeç.
Vlorë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 21:00, në fshatin Llakatund, gjatë një konflikti për motive të dobëta, është goditur me mjet prerës shtetasi E. M., 24 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë vijojnë krehjen e zonës, me qëllim kapjen e autorit, i cili dyshohet se është shtetasi G. Rr., 25 vjeç.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë ligjor të saj.
