Ministrat e financave të shtatë vendeve më të pasura në botë do të diskutojnë konfliktet e vazhdueshme në Iran dhe Ukrainë, ka theksuar komisioneri evropian i Ekonomisë, Valdis Dombrovskis.

Takimi i organizatës G7 në Paris do të fokusohet gjithashtu për të riafirmuar domosdoshmërinë për të hapur Ngushticën e Hormuzit sa më shpejt të jetë e mundur, pasi Irani mbylli rrugën ujore në përgjigje të sulmeve të përbashkëta SHBA-Izrael në shkurt.

Sekretari i Thesarit i SHBA-së, Scott Bessent shtoi se u bën thirrje homologëve të tij që të ndiqnin sanksionet ndaj Teheranit për të mbajtur larg financimin nga “makineri lufte” e Iranit.

Ai shtoi se udhëtimi i javës së kaluar i SHBA-së në Kinë, i udhëhequr nga Donald Trump, ishte “shumë i suksesshëm”.

G7 përbëhet nga Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara, së bashku me përfaqësues të Bashkimit Evropian.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb