Organizata Botërore e Shëndetësisë po bën thirrje për armëpushim mes Hamasit dhe Izraelit, duke paralajmëruar se situata në Gaza “po bëhet gjithnjë e më e tmerrshme nga dita në ditë, përtej të paimagjinueshmes”.

Përfaqësuesi i OBSH-së, Christian Lindmeier thekson se sistemi shëndetësor është në gjunjë dhe se nuk duhet humbur asnjë ambulancë apo shtrat spitalor, ndërsa sipas Zyrës së OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA) vetëm 14 nga 36 spitalet në Rripi i Gazës vazhdonte të punonte sa më mirë që mundej.

Sipas përfaqësuesit të OBSH-së, “fëmijët po lypin fd, ato më elementare, nuk janë më të aksesueshme”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: