UNICEF e ka quajtur dështimin për të ndalur armiqësitë “një miratim për vrasjen e fëmijëve”, referuar konfliktit të armatosur në Lindjen e Mesme.
“Një armëpushim afatgjatë duhet të zbatohet. Mosveprimi në thelb është miratimi i vrasjes së fëmijëve”, tha në një deklaratë për mediat James Elder, zëdhënës i UNICEF-it.
Sipas ministrisë së shëndetësisë së Gazës e drejtuar nga Hamasi, 40% e më shumë se 15,000 njerëzve të vrarë në Gaza ishin fëmijë, shifra që konsiderohen të besueshme nga Kombet e Bashkuara.
(BalkanWeb)
