Konflikti i fundit mes Izraelit dhe Iranit ka sjellë përshkallëzim të rrezikshëm në Lindjen e Mesme, me pasoja të mëdha humanitare dhe politike.

Ish-ambasadori Sokol Gjoka, i ftuar në News 24, theksoi se Irani mori një mesazh të qartë ndërkombëtar për të ndalur përgatitjet për armë bërthamore. Ai nënvizoi se përveç presionit, duhet përdorur edhe diplomacia për ta kthyer Iranin në rrugë paqësore.

Sipas tij, SHBA dhe Europa mund të lehtësojnë sanksionet vetëm nëse Irani ndalon pasurimin e uraniumit mbi normën e lejuar. Gjoka theksoi gjithashtu se Irani ka nevojë për reforma të brendshme dhe orientim drejt demokracisë.

Sokol Gjoka, ish-ambasador dhe drejtor Politik në Ministrinë e Jashtme: Luftimet u përshkallëzuan dhe pasojat ishin shkatërrimtare. Fatmirësisht situata u mbyll për 12 ditë. Përshkallëzimi pati problematikën e vet, por Irani u detyrua të heqë dorë nga përgatitjet nga armët bërthamore. Iranit iu dha mesazh i qartë, që të heqë dorë nga përgatitja e armatimit bërthamor. Irani vijoi në rrugën e vet, duke u pasuruar me uranium dhe duke zhvilluar armët bërthamore, në kundërshtim me atë që kërkojnë ndërkombëtarët.

Irani duhet të tërhiqet nga përgatitjet e armëve bërthamore. Irani mund të dojë të ecë në rrugën e përgatitjes së armëve bërthamore, por do jetë në monitorim të rreptë vazhdimisht. Përpos shkopit, duhet përdorur edhe karrota. SHBA e Europa mund të lirojë Iranin nga sanksionet, por përherë duke mos e lejuar që të pasurojë uraniumin. Pasurimi i uraniumit në Iran duhet të ngelet deri në 30 përqind e jo më shumë. Irani duhet të bëjë ndryshime të brendshme dhe të ecë në rrugën demokratike.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: