Zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme kanë qenë tema e bisedës telefonike që u zhvillua mbrëmjen e sotme kryeministrit britanik Keir Starmer dhe presidentit të SHBA Donald Trump.
Një zëdhënëse e Downing Street tha se “udhëheqësit ranë dakord mbi rëndësinë e diplomacisë dhe dialogut”.
Sir Keir gjithashtu “përsëriti shqetësimet e mëdha të Mbretërisë së Bashkuar në lidhje me programet bërthamore të Iranit”, shtoi ajo.
(BalkanWeb)
