71-vjeçari është arrestuar pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij, 61 vjeçe, gjatë një konflikti në banesë.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur, gjatë një konflikti për motive të dobëta.

Sipas policisë, shtetasi S. M. ka goditur me send të fortë bashkëshorten e tij, shtetasen E. M.

61-vjeçarja është transportuar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: