Negociatat midis SHBA-së dhe Iranit po zhvillohen ballë për ballë, tha për Reuters një burim pakistanez.
Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance, i dërguari i posaçëm Steve Witkoff dhe dhëndri i Donald Trump, Jared Kushner, u takuan me kryetarin e parlamentit iranian, Mohammad-Bagher Ghalibaf, dhe ministrin e jashtëm Abbas Araghchi.
Shefi i ushtrisë së Pakistanit, duke ndërmjetësuar, ishte gjithashtu në takimin në Islamabad.
