Konflikti që ka shpërthyer në Lindjen e Mesme ka futur në vështirësi të mëdha FIFA-n, me qeverinë e futbollit që është e detyruar të lëviz me shpejtësi në një kohë kur prezenca e Iranit në Botëror është në dyshim të fortë. Në të njëjtën kohë janë për tu zhvilluar edhe ndeshjet e fazës “play-off” për të konfiguruar plotësisht ekipet pjesëmarrëse në Botërorin “FIFA2026” që do të zhvillohet në tre shtete, SHBA, Meksikë dhe Kanada.

Jo vetëm kaq, më 27 mars për herë të parë do të luhet edhe “Finalisima”, finalja e madhe Argjentinë-Spanjë, në program për t’u zhvilluar në Doha të Katarit. Konflikti që ka shpërthyer mes Iranit-SHBA dhe Izraelit ka prekur edhe vendet e tjera të rajonit, edhe Katarin, duke e vendosur në dyshim të fortë zhvillimin e kësaj finaleje në Doha, detaj ku së fundmi u ndal edhe Luis de La Fuente:

Janë ende disa nivele për t’u kaluar, e para shpresa që lufta të përfundojë së shpejti. Në rast të kundërt duhet të shohim zgjidhje të tjera”, u shpreh trajneri i Spanjës.

Sipas mediave spanjolle, nuk përjashtohet mundësia që axhenda e kësaj finaleje të ndryshojë ku si vend pritës mund të jenë Miami, Londra, Madridi, Roma dhe Parisi.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb