Këshilli i Lartë i Sigurisë Kombëtare i Iranit ka kërcënuar me vendosje të minave detare në të gjithë Gjirin Persik, nëse do të ketë një sulm në ishujt e vendit.
“Çdo përpjekje armiqësore për të sulmuar brigjet ose ishujt iranianë do të çojë në vendosjen e minave detare, duke përfshirë minat lundruese, në të gjitha rrugët e aksesit dhe linjat e komunikimit në Gjirin Persik dhe përgjatë bregdetit”, thuhet në deklaratën zyrtare të Këshilli të Lartë të Sigurisë.
Raportohet se marinsat amerikanë mund të mbërrijnë gjithashtu në zonë.
“I gjithë Gjiri Persik do të bllokohet dhe përgjegjësia për këtë do të mbahet nga ai që na kërcënon. E vetmja mënyrë që vendet që nuk janë të përfshira në luftë të kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit është në koordinim me Iranin”.
Paralajmërimi vjen pasi ushtria iraniane njoftoi se do të mbyllë Ngushticën e Hormuzit dhe do të sulmojë infrastrukturën rajonale nëse Donald Trump zbaton kërcënimin e tij për të bombarduar termocentralet e vendit nëse rruga kritike detare nuk rihapet deri të hënën në mbrëmje.
