Nëpërmjet një postimi në Facebook, Tritan Shehu ka akuzuar qeverinë se ka braktisur qytetarët e bllokuar në Lindjen e Mesme.
Tritan Shehu nënvizoi se qeveria i ka lënë qytetarët pa asnjë mbështetje dhe asnjë strategji riatdhesimi.
Reagimi i plotë:
Qeveria shqiptare braktisi qytetaret e bllokuar ne Lindjen e Mesme.
Nje deshmi tjeter e hidhur kjo braktisje.
I la pa asnje mbeshtetje konkrete, projekt a strategji riatdhesimi.
Dhe ndonje njoftim i Ministrise sone te jashteme, ishte i kufizuar vetem ne disa “keshilla” te pergjitheshme….
Shqiperia u dallua si i vetmi vend europian pa asnje plan evakuimi…
Asnje percaktim i rrugeve te evakuimit, asnje harte evakuimi.
Asnje mjet a avion nuk u kontraktua qe te perdorej per kete qellim.
Asnje buxhet nuk u percaktua per keto qellime te domosdoshme.
Asgje konkrete, vetem disa fjale te pergjitheshme u degjuan.
Braktisje, lenie ne meshire te fatit te atyre reth 3500 shqiptereve te bllokuar.
Te gjithe te kthyerit, e kane realizuar kete krejtesisht ne saje te perpjekjeve te tyre e shpenzimeve shume te larta personale.
Qeveria ishte ne gjume si gjithmone kur qytetaret kane nevoje per mbeshtetje.
Ndersa ne vendet e tjera europiane ky ishte dhe eshte problemi i dites i te gjithe strukturave shteterore, qe jane plotesisht te mobilizuara.
Fotoja i takon evakuimit te organizuar te qytetareve te Maqedonise se Veriut.
Vetem Tirana braktisi qytetaret e saj.
