Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se lufta me Iranin pritet të përfundojë së shpejti, duke shtuar se përfundimi i konfliktit do të sjellë edhe uljen e çmimit të karburantit.

Gjatë një takimi informues me gazetarët, Trump tha se sapo të përfundojë lufta në Lindjen e Mesme, çmimi i benzinës do të rikthehet në nivelet që ishte përpara përshkallëzimit të konfliktit dhe, sipas tij, mund të bjerë edhe më poshtë.

Deklarata e presidentit amerikan vjen në një kohë kur vijojnë raportimet për pasojat e luftës me Iranin. Sipas një raportimi të Washington Post, numri i ushtarëve amerikanë që kanë humbur jetën gjatë konfliktit mund të jetë më i lartë se shifrat e bëra publike deri tani nga Pentagoni.

Ndërkohë, deklarata e Trump për çmimin e karburantit lidhet me pritshmërinë e tij për përfundimin e konfliktit dhe pasojat që ai mund të ketë në tregjet e energjisë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb