Teksa komuniteti global përballet me kërcënimin e shkaktuar nga konflikti mes Rusisë dhe Ukrainës dhe ndërkohë që pandemia e coronavirusit nuk ka përfunduar ende, në Seul, në Korenë e Jugut u zhvillua online 8-vjetori i Samitit Botëror të Paqes e organizuar nga Organizata HWPL (Kultura Qiellore, Paqja Botërore, Rivendosja e Dritës) me temën “Paqja si një institucion: Një fondacion për zhvillim të qëndrueshëm”. Në këtë event morën pjesë rreth 5 mijë pjesëmarrës nga 146 vende në përpjekje për të garantuar institucionalizimin e paqes.

Që nga 18 shtatori i vitit 2014, kur u mbajt për herë të parë samiti i paqes, Kultura Qiellore, Paqja Botërore, Rivendosja e Dritës (HWPL), ka bërë thirrje për solidaritet për vendosjen e paqes në nivel global përmes kolektivit, duke përfshirë krerët e shtetit, ministra, ligjvënës, udhëheqës fetarë, lidere të rinj, dhe gazetare. Ky samit vjetor ndan çdo vit aktivitetet dhe arritjet e paqes në bashkëpunim me qeveritë dhe shoqërinë civile në mbarë botën.

Lidhur me kauzën e ndërtimit të paqes në nivel global, Kryetari Man Hee Lee i HWPL u shpreh: “Bota ka vuajtur nga COVID-19 i papritur që ka goditur çdo vend. Njerëzit nuk janë vetëm mes këtyre vështirësive. Ne jetojmë në të njëjtin “fshat” global dhe jemi fqinjë dhe familje. Secili prej nesh është ai që është i detyruar ta bëjë botën tonë një vend më të mirë për të jetuar. Dhe a nuk duhet t’ua përcjellim botën tonë të mirë pasardhësve tanë?” Qëllimi kryesor i paqes si një institucion që sugjeroi HWPL është që të thurë vlerat e paqes në strukturën tonë shoqërore, duke lejuar që respekti reciprok, harmonia, bashkëpunimi dhe bashkëprosperiteti të bëhen pjesë e institucioneve tona si normat dhe kulturat e çdo shoqërie.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: