Lufta do të përfundojë vetëm kur Irani të jetë “i sigurt” se nuk mund të fillojë përsëri.
Kështu ka deklaruar ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, i cili ka shtuar se konflikti është një deja vu e vitit të kaluar.
“Kjo luftë do të përfundojë kur të jemi të sigurt se nuk do të ndodhë përsëri dhe se dëmshpërblimet do të paguhen. E përjetuam vitin e kaluar: Izraeli sulmoi, pastaj Shtetet e Bashkuara… u riorganizuan dhe na sulmuan përsëri”, tha ministri i jashtëm i Teheranit, Al-Jadeed, për Al-Araby, duke iu referuar luftës 12-ditore qershorin e kaluar.
Irani paralajmëroi gjithashtu vendet e tjera të përmbahen nga çdo veprim që mund të çojë në përshkallëzim dhe zgjatje të konfliktit.
Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, e bëri këtë deklaratë në një bisedë telefonike me homologun e tij francez Jean-Noel Barrot, sipas një deklarate nga ministria në Teheran, një ditë pasi Donald Trump u bëri thirrje disa vendeve, përfshirë Francën, Kinën, Japoninë dhe Mbretërinë e Bashkuar, të dërgonin anije ushtarake në Ngushticën e Hormuzit për të siguruar sigurinë e trafikut detar.
