Presidenti amerikan Joe Biden raportohet se do të mbajë një deklaratë duke i kërkuar Kongresit të autorizojë fondet shtesë të sigurisë kombëtare, ku do të përfshihet edhe financimi për mbrojtjen e Ukrainës kundër Rusisë.

Të martën, Senati u përball me një ngërç lidhur me çështjen e Ukrainës pasi demokratët dhe republikanët shprehën zhgënjimin mbi qëllimin për të lidhur sigurinë e brendshme me ndihmën e mëtejshme ushtarake për vendet e huaja.

Ambasadorja e Ukrainës në Shtetet e Bashkuara, Oksana Markarova, u lut gjithashtu ligjvënësve amerikanë që të mos braktisin vendin e saj. “Pasi kemi fituar kaq shumë, ne nuk mund ta humbim atë tani,” tha ajo për  CNN. “Ne të gjithë lutemi dhe shpresojmë për mbështetje shtesë nga populli amerikan”, u shpreh ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb