Kongresi i Brazilit miratoi të mërkurën një projektligj që do të ulte dënimin e ish-presidentit të ekstremit të djathtë Jair Bolsonaro, i cili u dënua me 27 vjet burg dhe u burgos muajin e kaluar për një përpjekje për grusht shteti.

Projektligji, i cili u miratua nga shumica konservatore në Kongres, mund të çojë në uljen e dënimit të tij në 2 vjet e 4 muaj burg.

Presidenti aktual i qendrës së majtë, Luiz Inacio Lula da Silva, ka të drejtën të vërë veton ndaj ligjit, i cili megjithatë mund të anulohet nëse në parlament mblidhet një shumicë e kualifikuar.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb