Kërkesa e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), për pranim në FIFA është një nga pikat që do të diskutohet sot në Kongresin e shtëpisë më të madhe të futbollit botëror.

Drejtuesit e FFK-së besojnë se Kosova pas pranimit në UEFA, do të pranohet edhe në FIFA. Eroll Salihu, sekretar i FFK-së, tha për KosovaPress-in, se Kosova do të pranohet në FIFA, edhe pse ai pret kundërshtim të fuqishme nga kundërshtarët e Kosovës, ashtu siç ndodhi edhe në Kongresin e Budapestit.

“Konkretisht presim që Kosova të bëhet anëtare e 210-të e FIFA-s. Ju e dini, e patë vet se çfarë procesi i vështirë ishte në Budapest, çfarë probleme ka pasur të kalojë, sepse ka pasur probleme statutore, ligjore, politike e tjera, mirëpo ai ka qenë vendimi më i rëndësishëm”, u shpreh Salihu.

Në fakt, vijon ai, në Kongresin e FIFA-së i plotësojmë gjitha kushtet ligjore.

“Gjibraltari e ka fituar të drejtën nga KAS-i, ndërsa Kosova e ka fituar të drejtën ligjore nga vetë Konfederatat respektive në UEFA, prandaj nuk duhet të kishte problem, megjithatë, presim kundërshtime të rrepta nga ata që janë kundërshtare të Kosovës në aspekt sportive, por unë mendoj se kësaj herë, sepse është më shumë çështje formale, Kosova do të bëhet anëtare më drejta të plota e FIFA-së”, thekson Salihu. /KosovaPress/
(el.sp/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: