Një vatër zjarri është ndezur në këto momente në fshatin Janjar, Bashkia Konispol.
Vatra e zjarrit është pranë kufirit me Greqinë. Në terren për të shmangur zjarrin operojnë 5 zjarrfikës dhe 3 roje pyesh.
Është komunikuar edhe me shërbimin zjarrfikës të Filatit në Greqi, si vendi në kufi me Janjarin.
Raportohet se ata u treguan menjëherë të gatshëm dhe dërguan 2 avionë caskader, të cilët operojnë për shuarjen e vatrës.
