Një ngjarje e re artistike është shtuar në kalendarin kulturor të Tiranës, duke theksuar talentin e pianistëve të rinj.
Ky është Konkursi Ndërkombëtar “J’ador Chopin”, një aktivitet që do të sjellë në një garë talentet e rinj të muzikës nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe vende të tjera të botës.
Konkursi do të mbahet nga 1 deri më 6 mars, në kuadër të përkujtimit të 215-vjetorit të lindjes së Frederich Chopin dhe 30-vjetorit të themelimit të Shoqatës që mban emrin e tij.
Ideatori i këtij konkursi, Zhani Ciko, i ftuar në emisionin Kjo javë në News 24 dha detaje për këtë aktivitet tepër të rëndësishëm për muzikën në Tiranë dhe për zhvillimin artistik të të rinjve.
Zhani Ciko: “J’ador Chopin” është konkurs i mrekullueshëm për muzikën. Është e rëndësishme të gjejmë një talent shqiptar dhe konkurrimi me ata nga jashtë. Shqiptarët jashtë Shqipërisë vijnë me pasion tepër të madh. Jepen diploma dhe me pikë e shkruhet dhe diçka nga juria. Ka dhe një shtesë me lëvdatat e jurisë. Certifikatat janë dhe më gjuhë të huaj. Juria është ndërkombëtare. Kemi zgjedhur nga shkolla polake, nga shkolla gjermane. Vjen një profesor nga shkolla franceze, që është shkollë që ka brenda kombësinë e Chopin. Janë dy anëtarë italianë që sjellin shkollën e Italisë.
Italia ka pasur mjeshtra që e kanë interpretuar Chopin. Kemi disa kategori, sipas moshave. Interesi është tepër i lartë. Drejt finales shkohet në kategorinë e tretë, që ka dy faza, që konkurrojnë paradite e pasdite me vepra më të zhvilluara. Faza e katërt ka vepra të nivelit të lartë. Tre çmime janë të mëdha. Është koncert, që ka edhe konkursin brenda. Përpos çmimit të parë, mund të vendosim dy çmime për vendin e dytë dhe dy për vendin e tretë. Ka dhe çmime speciale. Ambasada Polake do të japë çmimin Shqiponja, për interpretuesin më të mirë shqiptar të veprës të Chopin. Ndërsa, do ketë çmim edhe për të huaj për interpretim të një vepre shqiptare.
(Balkanweb)
