Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur sot nga Shkodra për shumë çështje, si për situatën që po kalon Partia Demokratike, bashkimin e demokratëve, emrin për Presidentin e ri, por edhe për qeverinë.

I pyetur për një propozim për Presidentin e ri, Berisha tha se nuk ka një të tillë, teksa mohoi konsensusin me kryeministrin Edi Rama dhe tha se nuk do votohen kandidatët e tij.

“Më pyesni mua për propozimet e Edi Ramës, unë nuk merrem me to. Nuk merremi me thashetheme. Ne merremi me gjërat e vërteta. Nuk kemi një propozim për President nuk kemi. Absolutisht, nuk votojmë në asnjë mënyrë kandidatët e Edi Ramës. Të votosh kandidatët e Edi Ramës do të thotë ta replikash, të çosh në Presidencë kopjen e tij. Konsensusi me Edi Ramën është të puthesh me Judën. Ai vuan nga kompleksi i vdekjes dhe në gjumë ngrihet llahtar nga unë”, deklaroi Berisha.

I pyetur nëse ka një strategji për ta mundur PS-së dhe kryeministrin Rama ai tha si dy herët e tjera. “Siç e kam mundur dy herët e tjera do ta mund”, deklaroi Berisha.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb