Udhëheqësi i konservatorëve, Bart De Wever, u bë zyrtarisht sot kryeministri i ri i vendit duke bërë betimin përpara mbretit Philippe në pallatin mbretëror, së bashku me 14 anëtarët e qeverisë së tij.

Udhëheqësi 54-vjeçar, i cili kaloi 12 vjet si kryebashkiak i Antverpës (në veri), është separatisti i parë flamand që kryeson qeverinë federale në Belgjikë.

Pothuajse tetë muaj pas zgjedhjeve legjislative, të shënuara nga fitorja e partisë së tij, N-VA, ai do të çojë vendin djathtas me katër partitë partnere të koalicionit.

Bart De Wever ka premtuar të jetë më i rreptë në politikën e azilit, sigurinë dhe të “shpërblejë punën” duke kufizuar të drejtën e përfitimeve të papunësisë në dy vjet.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb