“Erion Veliaj konsiderohet tejet i rrezikshëm nga SPAK, e gjithë dosja e tij bazohet mbi këtë përfundim të prokurorëve të cilët e bazojnë këtë në faktin që kryebashkiaku ka predispozitë të lartë të intimidojë njerëzit e drejtësisë apo t’u bëjë presion dëshmitarëve”.

Kështu u shpreh në “Open” në News24, gazetarja Klodiana Lala e cila vijoi duke renditur arsyet pse Veliaj nuk mund të hetohej në gjendje të lirë.

 

Ndërsa avokati Gentian Rumano u shpreh se në statuset e tij, kryebashkiaku Erion Veliaj nuk ka prova se ka intimiduar, por ai ka kërkuar një mosmarrëveshje artificiale me prokurorin.

“Në bazë të kësaj mosmarrëveshje, hetimet që prokurori ka nisur, janë të njëanshme, këtë ka kërkuar Veliaj”, u shpreh avokat Rumano.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb