FIER

Është konstituar sot Keshilli i ri i Bashkisë Patos pas zgjedhjeve të 30 qershorit.

Gazetari Ervis Kuçi raporton për “Balkanweb” se Këshilli i ri i Bashkisë Patos ka zhvilluar sot mbledhjen e parë të tij, ku kanë marrë mandatet 19 keshilltarë , nga të cilët 18 kanë marrë mandatin nga PS dhe 1 këshilltar nga PSD.

Nuk është paraqitur 1 këshilltar nga PDS dhe një anëtare e PS është dorëhequr, duke bërë jo të vlefshëm këto mandate.

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Bashkisë Patos është zgjedhur nëpërmjet votimit Kreu i  ri i Këshillit të Bashkisë Patos si dhe sekretaret.

Mbledhja e sotme e Këshillit të Bashkisë ka zgjedhur edhe anëtarët për këshillit e Qarkut Fier. Në mbledhjen e sotme gjithashtu ka kryer betimin edhe Kryebashkiakja e Patosit për një mandat të tretë Rajmonda Balili.

Pjesëmarrës në mbledhjen e parë të këshillit të Bashkisë Patos kanë qenë edhe Kreu i Kuvendit të Shqipërisë Gramoz Ruci si dhe deputetë të PS të qarkut Fier.

(d.xh/Balkanweb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb