Për herë të parë në histori Shqipëria ka tashmë konsullin e saj të nderit në Bavari. Ai është doktor Markus Schuhmann me profesion avokat dhe themelues i një zyre ligjore në Mynih, Berlin dhe Würzburg.

Ai është ekspert i vlerësuar me çmime të rëndësishme në fushën e tij dhe, përveç punës si jurist, është aktiv edhe si autor i disa botimeve të specializuara ne fushën e drejtësisë si dhe ka disa funksione si këshilltar në disa fondacione dhe kompani gjermane.

Dr. Schuhmann ndodhet në vendin tonë për një vizitë pune. Ai tregon për gazetaren Aurora Golemi në News24 përse pranoi të bëhet Konsull Nderi i Republikës së Shqipërisë si dhe jep përshtypjet e mrekullueshme për vendin tone. Doktor Shuman thotë se do të bëjë çdo përpjekje që investitorët gjermanë veçanërisht ata bavarezë të vijnë në Shqipëri, dhe shprehet se ndjen që shqiptarët janë më shumë se kushdo tjetër afër me gjermanët.

Së pari urime, ju jeni konsulli i nderit për Shqiperine në Bavari? Cfare ju shtyu të pranonit këtë post?

Dr.Markus Schuhmann: Ishte dashuri me shikim të parë, vërtet! Kur u pyeta për një post te tille, nuk pata nevojë të mendohesha gjatë. Ishte e qarte që nëse mundem në një fare mënyrë të kontribuoj do ta bej me shume dëshirë. Në Republiken e Bavarisë jetojnë shume shqiptare kështu që është detyrë e jona t’ì afrojmë të dy vendet me njeri-tjetrin.

Detyra ime nuk është politika, por rritja e bashkëpunimit midis dy vendeve, në mënyrë qe të arrijmë të sjellim sa më shume investitorë nga Bavaria ne vendin tuaj shume të bukur.

Ish kryeministri  i Bavarisë, Strauß, i njohur ne politikën e jashtme gjermane vizitoi Shqiprinë në vitin 1984. Tani 37 vjet më vone, si mendoni së janë marredheniet mes dy vendeve?

Nëse do ta përkufizoja përgjigjen me entuziazmin e shqiptareve për kombëtaren gjermane apo ekipin e Bayernit të Mynihut, mund te them qe ai është i paarritshem. Por seriozisht, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ishte këtë të hënë ne Münih dhe pati një takim shume te mire me kryemistrin tonë, Markus Söder. Dhe ne jemi te qarte qe do te bëjmë të pamunduren qe te bindim investitoret gjermanë, sidomos ata bavarezë, qe të investojnë ne Shqipëri. Mendoj se na pret një ardhme e madhe në këtë drejtim.

Çfarë planesh keni për te ardhem? Si e shikoni marrëdhëniet me Bavarine ne vitin 2030?

Ne një periudhe 9 vjeçare mund te ndodhin shume gjera. Besoj se do të ndërtohen aeroporte te reja, porte, procesi i dijgitalizimit që është ne zhvillim te pandalshëm. Shqipëria dhe Gjermania, do te afrohen me shume me njëra-tjetrën. Besoj se do te kemi bindur shume investitorë bavarezë qe te investojnë paratë e idetë e tyre ne Shqipëri. Gjithashtu turistet bavarezë nuk do te shkojnë me ne Majorka të Spanjës, por do t’i kalojnë pushimet ne bregdetin shqiptar. Do te këtë shume ndryshime ne vitet ne vazhdim dhe unë zotohem qe do te përdor gjithë fuqine dhe lidhjet e mia për ta rritur e thelluar këtë proces.

Ju vizituat Shqipërinë këtë verë nga veriu deri ne jug, se bashku me familjen tuaj, gruan dhe katër fëmijët. Çfarë përshtypjesh ju la Shqipëria?

Ishte një udhëtim i mrekullueshëm! Vërtet fantastik! Bashkëshortja ime flet ende për sallatën shqiptare si me te mirën në bote. Se bashku me 4 fëmijët arritëm te shihnim shume vende dhe ajo qe dua te theksoj është se mikpritja na u ofrua në Shqipëri, është e pashembullt dhe e pakrahasueshme. Ishte si ëndërr. Ju duhet te jeni krenare qe vini nga ky vend. Shpresoj dhe jam i bindur qe plazhet, pyjet etj. qe janë te pakrahasueshme dhe te mrekullueshme, do te jene si destinacioni i fundit sekret ne Europë, qe do te tërheqë shumë pushues.

Ju pelqeu natyra shqiptare?

I love it!

Ju pelqeu kuzhina tradicionale shqiptare? Po birrat tona?

Ju keni birre shume te mire. Dhe e di pse? Një nga arsyet është se shume eksperte te birrës kanë ardhur nga Bavaria, ku ne mundohemi qe standardi i birrës jo vetëm të mos ulet, por të përmirësohet vazhdimisht. Sa me shume eksperte birre nga Bavaria te angazhohen ne Shqipëri ne procesin e prodhimit të birrës, aq me shume do te rritet standardi i birrës shqiptare ne rang ndërkombëtar.

Domethene, ju e shijuat birrën shqiptare gjate qëndrimit tuaj ne Shqipëri?

Pa diskutim. U be pjese e programit tonë, që mbylljen e ditës ta kurorëzonim me nje birre shqiptare.

Çfarë Ju pëlqeu me shumë në Shqipëri? Çfarë planesh konkrete keni për të promovuar kulturen dhe bizneset shqiptare ne Bavari?

Ju keni një bregdet mbi 300 km te gjate, gjë kjo shume e rrallë në Evrope. Keni një mikpritje te pashembullt qe unë personalisht s’e njihja përpara, jeni njerëz te hapu, pa komplekse dhe mbi te gjitha njerëzit tregojnë afërsi me ne. Këtë afërsi s’e kam ndjere asnjëherë ne këtë forme. Mendoj qe shqiptarët janë me afër gjermanëve më shumë se kushdo tjetër!

Planifikoni te ktheheni se shpejti ne Shqipëri?

Unë do te vij rregullisht ne Shqipëri. Këtë pozicion qe mbaj do e përdor me seriozitet dhe përgjegjësi te larte ndaj mendoj qe marrëdhëniet e mia me Shqipërinë do te jene sistematike dhe te shpeshta.

Faleminderit! Ishte kenaqesi, që bisedova me ju. Faleminderit që gjetet kohen.

Konsulli: Kenaqesia ishte e imja

Përktheu nga gjermanishtja: Migen Begolli

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: