Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme  në Korçë, ku disa të mitur janë dërguar në spital nga familjarët.

Dyshohet se fëmijët kanë konsumuar  disa karamele të cilat i kanë gjetur në rrugë, pranë një koshi mbeturinash.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftim i Policisë:

Korçë/Informacion paraprak

Rreth orës 18:15, në Pediatrinë e Spitalit të Korçës janë dërguar nga familjarët për të marrë ndihmë mjekësore 3 fëmijë, të moshave 3, 7 dhe 10 vjeç.

Sipas deklarimeve të familjarëve, dyshohet se fëmijët kanë konsumuar disa karamele, të cilat i kanë gjetur në rrugë, pranë një koshi mbeturinash.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb