Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Burrel, në kuadër të fushatës elektorale, përmendi edhe kontratën e lobimit të Partisë Demokratike në SHBA, prej 6 milionë euro.

Ai tha se kreu i PD Sali Berisha thotë se paratë janë të patriotëve. Sipas Ramës, ajo që ka ndodhur është një “dardhë”, e cila ka nga mbrapa një bisht tepër të gjatë.

Edi Rama: Ka dalë bufi 7 herë 7 bëjnë 6 milionë. Thotë kaq bëjnë, por nuk janë të miat. Thotë se janë ca patriotë që nuk i njoh, të hedhin 6 milionë, por garant duan PD-në. Është një dardhë që ka një bisht shumë të gjatë, që do të dalë mbrapa.

(Balkanweb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: