Merkato e transferimeve ka prodhuar shpeshherë kthesa, tradhti, por dështime. Gjithsesi, kur bëhet fjalër për Luka Modric, të gjithë e dinë së është një nga më besnikët e botës së futbollit. Mesfushori kroat luan te Real Madrid që prej vitit 2012, periudhë në të cilën erdhi nga Tottenham. Qysh prej asaj kohe, Modric është një lider te Los Blancos.

Kontrata e tij skadon në verë, por ende nuk mund të thuhet qartë se kush do të jetë skuadra e tij. Në fakt, ka patur interesim disa klube arabe dhe nga MLS, por nuk përjashtohet një qëndrim i mundshëm në Madrid. 38-vjeçari është impenjuar në 25 ndeshje në La Liga, ku ka realizuar 2 gola dhe ka dhuruar 4 asiste.

(J.S/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: