Studiuesi i njohur Niko Kotherja në një reagim të bërë në rrjetet sociale, ka kujtuar lindjen e një prej themeluesve të albanologjisë, austriakut Norbert Jokl .

Ai shkruan se kontributet e tij për gjuhën shqipe, janë të shumta, duke veçuar veprën e botuar me 1923, me titull “Linguistisch-kulturhistorische Untersuchungen aus dem Bereiche des Albanischen” (Studime gjuhësore-kulturore-historike nga lemi i gjuhës shqipe), cilësuar si kryevepra e tij.

“Si sot, me 25 shkurtin e vitit 1877 shenohet lindja e njerit prej themeluesve te albanologjise, profesorit austriak me origjine hebreje, Norbert Jokl.

Te shumta jane kontributet e Joklit, vemendja dhe perkushtimi ndaj shqipes, sikunder edhe kjo veper (ne foto) e botuar me 1923, nen titullin “Linguistisch-kulturhistorische Untersuchungen aus dem Bereiche des Albanischen” (Studime gjuhesore-kulturore-historike nga lemi i gjuhes shqipe), cilesuar si kryevepra e tij. Vellimi u mundesua per botim nga Akademia e Shkencave ne Vjene, Shoqata per Shkencen dhe Artin gjerman dhe austriak ne Nju Jork dhe Federata Panshqiptare “Vatra” ne Boston.

Profesor Jokl u zhduk ne kampet e perqendrimit ne maj 1942. Humbja e tij perben nje nga akuzat barbare ndaj nazizmit”, shprehet ai.

392824490 10219072539443164 3711881341248808874 N
392824490 10219072539443164 3711881341248808874 N

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb