Një operacion i befasishëm është zhvilluar në Institucionin e Vuajtjes së Dënimit në Durrës, me fokus parandalimin e futjes së sendeve të paligjshme brenda mjediseve të burgut.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga autoritetet, u sekuestruan 10 aparate celularë. Dy prej tyre u gjetën brenda qelive të të dënuarve, ndërsa 8 të tjerë u kapën në ambientet e jashtme të institucionit, në përpjekje për t’u futur në zonën e brendshme të sigurisë.

Ky veprim vjen si pjesë e masave të shtura për të frenuar përdorimin e mjeteve të ndaluara nga të dënuarit dhe për të garantuar rendin e sigurinë brenda ambienteve të burgjeve.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb