Një tjetër episod i shkeljeve të sigurisë është regjistruar në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Drenovë, ku gjatë një kontrolli të ushtruar rreth një javë më parë janë gjetur një sasi e vogël lënde narkotike e dyshuar si kanabis sativa dhe një telefon celular në godinën B të paraburgimit.

Burime bëjnë me dije se telefoni është gjetur në dhomën e një të dënuari me iniciale Xh.L, i cili ndodhet në regjim të sigurisë së lartë. Ajo që ka ngritur më shumë pikëpyetje për autoritetet është dyshimi se telefoni i përket të dënuarit të njohur Laert Haxhiu, i cili ndodhet në të njëjtin burg dhe është i përfshirë më herët në ngjarje të rënda kriminale.

Telefonat dhe lënda narkotike janë sekuestruar menjëherë nga autoritetet, ndërsa prokuroria ka nisur hetimet për të zbuluar nëse telefoni realisht i përket Laert Haxhiut dhe nëse nga ai janë bërë komunikime të paligjshme.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb