Disa zyrtarë të policorë nga Njësia për tregti ilegale në SPB Shkup kanë kryer kontrolle në disa bizneve, hotele.

Gjatë kontrolleve policia ka arrestuar 9 shtetas pasi iu është gjetur lëndë narkotike.

Ndërkohë që sipas MPB-së, gjatë kontrollit janë identifikuar dhe kontrolluar 59 persona dhe pesë automjete.

Njoftimi i policisë:

“Gjatë një ekzaminimi tek K.L. (31), P.Z. (31) dhe B.D. (30) është gjetur lëndë pluhur i bardhë, tek G.J. (30), L.M. (22), Zh.J (33), A.H. (27) dhe A.N. (22) u gjet marihuanë, dhe tek A.B. (24) u gjet një makinë shtypëse marihuane”, thonë nga SPB Shkup.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb