Policia greke ka zbuluar nje armë zjarri pistoletë brenda burgut “Koridhalos” ku vuajnë dënimin shumë shqiptarë. Arma e zjarrit e llojit pistoletë bashkë me 19 fishekë u gjet brenda një muri.

Arma u gjet me një detektor metali dhe pas shpimit në mur, ndërsa u konstatua se ishte e ndarë në pjesë të veçanta, të cilat ishin mbështjellë  me 6 pako të improvizuara.

Qelia ku u gjet arma rezulton të jetë bosh prej muajit Gusht 2023. Policia greke ka nisur hetime intensive për të zbuluar mënyrën e futjes së armës në burg, autorët dhe arsyet pse do përdorej.

Greqi2
Greqi2
Greqi3
Greqi3

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: