Detaje të reja janë zbuluar nga kontrollet e zhvilluara ditën e djeshme nga Prokuroria e Posaçme (SPAK). Gazetarja Klodiana Lala raporton se hetimet janë kryer në bashkëpunim me autoritetet italiane dhe lidhen me veprimtarinë e disa call center-ave.

Kontrollet janë ushtruar me vendim të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO).

Mësohet se gjatë operacionit janë kontrolluar gjashtë kate të një objekti në Tiranë, ndërsa autoritetet po verifikojnë dokumente dhe prova që mund të lidhen me aktivitet të paligjshëm.

Sipas burimeve, si pasojë e kontrolleve janë zbuluar disa prova materiale, ndërsa kontrolli po vijon edhe sot, bashkë me marrjen në pyetje të disa personave të lidhur me çështjen.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb