Detaje të reja janë mësuar nga kontrollet e kryera për rreth dy orë ditën e djeshme në banesën e xhaxhallarë të Ervis Martinajt dhe të këtij të fundit.

Gazetari Igli Çelmeta tha për “Balkanweb” se një telefonatë nga burgi i Peqini ishte edhe shkaku i këtyre kontrolleve.

“Janë zbardhur detaje të reja lidhur me kontrollet e zhvilluara dje. Gjatë ditës së djeshme u raportua se një telefonatë nga burgu ngriti në këmbë policinë. Kjo telefonatë është zhvilluar nga burgu i Peqinit, nga një i dënuar për vrasje. Ai ka bërë kërkesë për të regjistruar në numër në listën e telefonatave.

Administrata e burgut ka marrë në pyetje të dënuarin dhe ai ka thënë se numri që ka kërkuar të regjistrohej ishte i një të afërmi. Por pas hetimeve rezultoi se ishte e pavërtetë se i përkiste një të afërmi të tij. Ndërkohë autoritetet kanë nisur përgjimin e telefonatës që rezultoi të ishte e një të afërmi të Ervis Martinaj. Pas përgjimit të telefonatës janë zbuluar detaje të rëndësishme. Menjëherë është bërë kërkesë që të kryhen kontrolle në banesën e Ervis Martinajt dhe të të dy xhaxhallarëve të tij”, ka thënë më tej gazetari Igli Çelmeta.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: