Një bandë shqiptare që menaxhonte disa plantacione kanabisi nga Deurne është kapur në Antwerp. Tetë persona u arrestuan pas disa kontrolleve të kryera në disa shtëpi, kryesisht në Limburg.

Autoritetet në Antwerp kanë vendosur masën e paraburgimit për 7 shqiptarë dhe një shtetas gjerman. Ata u arrestuan pasi policia kreu kontrolle të shtëpive në zona të ndryshme të qytetit, veçanërisht në Limburg.

Raportohet se u eliminuan 3 plantacione aktive të rritjes së kanabisit, ndërsa u zbuluan më shumë se 1000 bimë dhe u sekuestruan 43 kilogramë kanabis.

Hetimi filloi vitin e kaluar. Më pas gjatë një aksioni kontrolli në rajonin kufitar është kapur një furgon me një shqiptar në timon. Furgoni ishte i ngarkuar me plehra kimike dhe vazo duke ngjallur dyshime te hetuesit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb