Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbërritur në Teksas, ku do të marrë pjesë në konventën e Partisë Republikane.
Berisha është pritur në aeroportin e Dallasit nga një grup shqiptarësh që jetojnë në Teksas. Pas mbërritjes, ai është shoqëruar me eskortë policie.
Gjatë qëndrimit në Teksas, kreu i PD-së pritet të marrë pjesë në aktivitetin e Partisë Republikane, ku do të jetë i pranishëm edhe Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.
