Korça po bëhet gati për një natë të dytë magjike me Festën e Birrës. Birra Korça e Tirana kanë qenë dhe janë kryefjalë e festës teksa interesimi për të i ka kaluar pritshmëritë që në natën e parë.

Në këtë natë të dytë do të performojnë “Tre Muskëtjerët” Elton Deda, Aleksandër Gjoka dhe Redon Makashi si dhe Kamela Islamaj & Keli Band.

Po ashtu në skenë do të jenë dhe banda braziliane me artistin Eclesio Ramos de Souza.

Mijëra turistë kanë vërshuar drejt Korçës teksa strukturat akomoduese hoteliere janë të gjitha të prenotuara.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb