TIRANE- Ai është bërë i njohur për notat e protestës që lëshon në drejtim të kryeministrit Edi Rama. Bëhet fjala për Ilir Vrenozin, korçarin që përmes videove që janë bërë hit në rrjetet sociale ka lëshuar ‘mallkime’ ndaj Ramës.

Vrenozi në emisionin “Zonë e Lirë”, ka vijuar me akuzat e tij për kreun e Qeverisë, për situatën alarmante në të cilën ndodhet ekonomia shqiptar. Ai përmes humorit, ka zgjedhur të protestojë.

O të piftë bukla jarebi e pifsh të madhen
Mos të zentë 2017 kryeministër jarebi ishalla
Nuk u fryve o të fryftë nusja e lalës
Të zëntë nevrishiatiku mu në noçkë
Tu bëftë një xhungë mu në sqetu
Më tha një plak kur del ai në intervistë thotë avash asvash, por ku mo avash kur të bëhet shelegu dash?
Të rëntë plasja, apo tartakuti, 41-42 ishalla edhe grr…
Del në televizor edhe na shikon si gomari abetaren
Të vaftë qafa mbrapa dhe marsh malet jarebi
Të bëfsha piten të lafsha në dërrasë.
Të thirrtë prifti në majë të kokës


Korcari që proteson kundër Edi Ramës në YouTube by gazeta-panorama
(ed.me/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: