KORCE– Një 23-vjeçar nga qyteti i Korçës ka përfunduar në spital ditën e djeshme, pasi është dhunuar nga ish-vjehrri. Gjithçka ka ndodhur pas një sherri mes tyre, për motive të dobëta.

Sakaq, në pranga është vënë shtetasi Aurel Xhambazi, 40 vjeç, banues në Korçë.

“Arrestimi i tij u bë pasi më datë 05.02.2018, ky shtetas në lagjen nr 8 në Korçë, pas një konflikti për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë fizike ndaj ish dhëndrrit të tij shtetasit E.K, 23 vjeç, si edhe ndaj (prindërve të këtij të fundit) ish-krushqve të tij, konkretisht shtetases V.K, 39 vjeçe dhe shtetasit A.K, 45 vjeç, të tre banues në Korçë, të cilët kanë marrë mjekim në Spitalin e Korçës ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërsa materialet në ngarkim të 40-vjeçarit i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “Dhuna në familje”.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: