KORÇË- Pak orë pasi u gjetën nga familjarët, dy vajzat minorene që u shpallën të zhdukura kanë dhënë dëshminë e tyre në policinë e Korçës ku kanë pohuar se janë larguar me dëshirën e tyre nga shtëpia dhe se nuk janë keqtrajtuar.
“U larguam me dëshirën tonë. Nuk jemi keqtrajtuar apo abuzuar nga ndonjë person”, mësohet të kenë deklaruar vajzat 14 dhe 15-vjeçare para bluve të Korçës.
Pas një kontrolli nga ana e mjekëve dhe psikologut ka rezultuar se Erigersa Dylellari dhe Kristina Zeqollari janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe psikologjike.
2 vajzat u gjetën dje pasdite në një ndërtesë të braktisur në Korçë. Ato rezultonin të humbura që prej ditës së martë. Pasi janë gjetur nga familjarët ato janë pyetur në prani të prindërve dhe psikologut, ku kanë dhënë edhe dëshminë e tyre.
NJOFTIMI ZYRTAR I POLICISË SË KORÇËS
Në vijim të informacionit datë 13.05.2015, për largimin nga banesa të shtetaseve K.Z,15 vjeç dhe E.D ,14 vjeç ,të dyja banuese në lagjen 10, më datë 15.05.2015,nga ana e Specialistëve të Seksionit të Krimeve,në Komisariatin e Policisë Korçë, bëhet me dije se:
Mbrëmjen e djeshme, rreth orës 22.00, këto shtetase u gjetën në një ndërtesë të braktisur në lagjen 9,tek “ish-Fabrika e Miellit”,në gjendje të mirë shëndetësore dhe psikologjike.
Nga deklarimet e tyre,ato sqarojnë se ishin larguar me dëshirë dhe pa asnjë shkak,nga banesat e tyre dhe gjatë këtyre ditëve nuk janë abuzuar apo keqtrajtuar nga ndonjë person. Pas kryerjes të veprimeve hetimore, këto shtetase u larguan për në banesat e tyre, të shoqëruara nga prindërit.
(m.k/BalkanWeb)
