Një i moshuar ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në një lokal në Korçë.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se i moshuari ka qenë duke konsumuar një kafe në një lokal në lagjen 7 të qytetit të Korçës.

Burime nga policia bëjnë me dije se kemi të bëjmë me vdekje natyrale, dyshohet për shkak të një infarkti. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të bërë zbardhjen e plotë të rrethanave.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb