Një 37-vjeçar është arrestuar nga Policia në Kapshticë pasi gjatë kontrollit fizik në automjetin e tij iu gjet një sasi lënde narkotike cannabis sativa.
Lënda u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale iu referuan prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Njoftim i Policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi për shtetasin:
-V. B., 37 vjeç, banues në Athinë, pasi në dalje të RSh-së, në PKK Kapshticë, gjatë kontrollit fizik dhe në automjetin që drejtonte, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike Cannabis Sativa.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
(BalkanWeb)
